Lajme Arkiva 2003

Presidenti i Republikës Alfred Moisiu dekretoi propozimet e kryeministrit Fatos Nano, për dy vendet bosh në kabinetin qeverisës. Emrat e dekretuar të Namik Dokles dhe Fatmir Xhafaj janë dorëzuar pas 4 ditësh protokollit të Kuvendit të Shqipërisë.

Kushtetuta parashikon 10 ditë afat për shqyrtimin e dekretit nga kuvendi i Shqipërisë e deri në votimin e tij nga parlamenti, por kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet të enjten pasdite për të votuar dy kandidaturat.

Kështu në seancën plenare do të debatohet për dy emrat e propozuar nga kryesia e Partisë Socialiste dhe të aprovuara nga pjesa më e madhe e deputetëve socialist edhe pse mendoi se votimi i dekretit do të bëhej pas një jave.

Duke ju referuar udhëtimit të kryeministrit Fatos Nano drejt Brazilit të premten për të marrë pjesë në internacionalen socialiste ku Partia Socialiste anëtarësohet me të drejta të plota. Dekretimi të mërkurën nga Presidenti i Republikës, krijon mundësi që votimi i kandidaturave socialiste për dy ministritë bosh të bëhej ditën e enjte./tvklan.al