Presidenti amerikan George Bush ka ndaluar në Korenë e Jugut, destinacioni i parë në turneun e tij aziatik. Mbërritja në Seul është shoqëruar nga protestat demonstrues të shumtë u përplasën me policinë e cila nuk hezitoi të përdorte gazin lotsjellës dhe ujin.

Forca të shumta policie ishin mobilizuar në pritje të një proteste të madhe antiamerikane gjë që nuk u materializua dot. Mbi 20 mijë trupa ishin në gatishmëri dhe zmbrapsja e qindra protestuesve ishte një mision i lehtë.

Dhjetëra protestues u arrestuan ndërsa nga ana tjetër e kryeqytetit u mbajt një demonstratë pro Bushit. Zemërimi i koreano-jugorëve vjen si pasojë e marrëveshjes të nënshkruar mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara mbi tregtinë e lirë.

Kjo çështje do të dominojë në takimin e nesërm mes Bush dhe homologut të tij Lin Jug Bak, para se kreu i shtëpisë së Bardhë të niset për në Bankok./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle