Bamir Topi: “Rasti i Gjirokastrës është një rast flagrant, një rast që flet vetë. Është një rast elokuent, një rast ku bashkëjeton dëshira për fitim me mungesën e përgjegjshmërisë totale që duhet t’i bëjë strukturat të gjithë ku ato kanë përgjegjësitë e veta specifike në këtë linjë që të bëjnë një ridimensionim aty ku duhet një forcim i ligjit, por është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë që duhet të forcohet fuqishëm edhe kodi penal. Si president i republikës dëshiroj që të vë theksin në ngjarje të tilla, ka nevojë për hetim, për një hetim të pastër dhe një hetim profesional, por do ketë nevojë dhe për një gjykim të drejtë dhe për një gjykim të drejtë, korrekt për të respektuar atë që ne e kemi konsideruar gjithmonë dhe e themi kështu…shteti i së drejtës. Unë i bëj apel prokurorisë së Gjirokastrës. I bëj apel në avancë Gjykatës së Gjirokastrës që me këtë çështje duhet të merren seriozisht me moralin që i takon, që do kenë organet e drejtësisë ndaj profesionalizmit duke i siguruar ato që do të kenë në një monitorim shumë të rreptë nga autoritetet, të cilat komandojnë ose monitorojnë punën e tyre, çka do të thotë nga prokuroria e përgjithshme dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë”./tvklan.al