Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është tashmë “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Begaj ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë vlerësim.
Begaj morri pjesë edhe në aktivitetin me rastin e vdekjes së intelektualit arbëresh, Anselmo Loreccho.
Bajram Begaj, President i Republikës: Ai nuk ishte thjesht një patriot, por ishte një urë mes dy botëve asaj arbëreshe në Itali dhe Shqiptarëve në Ballkan.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kryediplomati Italian Antonio Tajani. Tajani tha se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët është shumë e rëndësishme për të luftuar trafikantët e qënieve njerëzore si dhe organizatat kriminale.
Italia theksoi, Tajani po ashtu dëshiron që të përshpejtojë kohën e anëtarësimin të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Klan News