Lajme Arkiva 2003

Presidenti i Parlamentit Evropian Pat Cox ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare. Takimet me përfaqësues të politikes  dhe shtetit shqiptar, presidenti i parlamentit evropian i ka filluar me një takim me kryeministrin Fatos Nano. Ku është biseduar mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe më gjerë, për reformat e qeverisë shqiptare drejt integrimit evropian.

Më pas në selinë e kuvendit, Pat Cox është takuar edhe me kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha. Berisha është shprehur me presidentin e parlamentit evropian, në lidhje me shqetësimet për problemet e krijuar ame procesin zgjedhor.

Sali Berisha: Tre problemet themelore me të cilat Fatos Nano dëshmohet një armik i vërtetë i votës së lirë, financat të cilat po mbarojnë në javën e tretë dhe nuk i ka dhënë asnjë qindarkë partive politike, përvetësimin që i bëri nëpërmjet Këshillit të Drejtësisë politik anëtarit të KQZ-së që i takonte opozitës si dhe dekretin për ndryshimin e ligjit për drejtësinë. Unë mund t’ju them juve se unë kam qenë gjatë këtyre dy viteve në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit kryesor të Parlamentit Evropian, të cilët e konsiderojnë procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në Shqipëri si një kusht fondamental për progresin e procesit të integrimit.

Shqetësimet në lidhje me procesin zgjedhor janë bërë prezente te presidenti Pat Cox dhe nga kryetari i partisë demokrate Genc Pollo.

Genc Pollo: Ne patëm mundësi edhe të parashtrojmë shqetësimet që kemi, për një KQZ që nuk duhet të kontrollohet as nga Partia Socialiste dhe as nga Partia Demokratike sepse  gara për të është vetëm një  garë për kontroll, por jo për balancim real. Si edhe për problemet e tjera që kemi në procesin zgjedhor dhe që shpresojmë të zgjidhen./tvklan.al