Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dekoratë e veçantë nga Presidenti Mejdani dhënë Federatës së Kryqit të Kuq për ndihmesën që ai u ka dhënë refugjatëve kosovarë në Shqipëri. Kjo është një ndër dekoratat që Presidenti Mejdani ju dhuroj dhe disa prefekturave në shenjë nderimi për punën e bërë gjatë përballimit të krizës së Kosovës. Dekorata të cilat ngjallën edhe mjaft debate për mospërfshirjen e bashkive dhe komunave.

Por kjo federatë që tashmë është dekoruar në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ka filluar gjatë muajve të pritjes së kosovarëve një operacion për të ndihmuar të ardhurit jo vetëm me ushqime por edhe veshje, ndaj ky gjest human përgëzohet nga çdo kusht por që merr edhe një vlerësim nga presidenti i republikës pritëse.

Gjithashtu në qendër të detyrave të kësaj federate ishte dhe ndihma për spitalet, duke ju dhënë ilaçe dhe duke krijuar klinikat e tyre. Sipas drejtuesit të kësaj federate Xhonatan Hinclift dhe tani që kriza ka mbaruar do të vazhdoj të sigurohet asistencë për pesonat e varfër në Shqipëri.

Drejtuesi i Kryqit të Kuq në Shqipëri:- “Kryqi i Kuq Amerikan dhe ai Shqiptar për një vit do të ndihmojnë 30 mijë popullsi shqiptare. Që kanë nevoj për ndihmë. Edhe një herë është kënaqësi për mua që për herë të parë mbaj në duar këtë dekoratë në emër të federatës, që vlen për të shtuar më shumë përpjekjet, për të ndihmuar”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti