Brenda 15 Qershorit Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani do të dekretojë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve prej 7 anëtarësh. Sot është mbyllur afati që kreu i shtetit i kishte dhënë partive politike dhe shoqatave për të paraqitur kandidatët në një vend të lirë për këtë komision.

Të djathtët kanë refuzuar ftesën e Mejdanit duke kërkuar në shpërbërjen e komisionit elektoral dhe përfaqësim të njëjtë pozitë-opozitë. I mbetet Parlamentit që javën e ardhshme të zgjedhë dy anëtarë të Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve. Ndërsa nga një anëtar i përket Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit. Në mbledhjen e parë të Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve brenda muajit Qershor do të zgjidhet kryetari i këtij komisioni dhe do të nisë trolli i listave elektorale./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame