Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e SHBA-ve, kështu siguroi kosovarët ambasadori i ri amerikan në Prishtinë, Cristofer Dell.

Gjatë takimit me presidentin Fatmir Sejdiu ku këtij të fundit i ka dorëzuar letrat kredenciale.

Ambasadori Dell tha se parimet kryesore të politikës amerikane ndaj Kosovës janë shumë të thjeshta, por edhe të qarta.

Cristofer Dell: “Së pari pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, kurse mbështetja amerikane për pavarësinë e Kosovës do të jetë e pandalshme. Së dyti qeveria amerikane mbetet e përkushtuar të mbështesë një Kosovë demokratike dhe shumë etnike si dhe të integruar në strukturat veri-atlantike.”

Ambasadori amerikan ka kërkuar nga institucionet kosovare vendosjen e rendit dhe sundimit të ligjit, por edhe bashkëpunim me BE-në, ndërsa presidenti Fatmir Sejdiu falënderoi qeverinë amerikane për mbështetjen që i jep në vazhdimësi Kosovës.

Fatmir Sejdiu: “Do të jetë në mision në Kosovë në vazhdim dhe mbështetjen e fuqishme të politikës së SHBA-së për Kosovën.”

Ambasadori Dell që ka takuar edhe kryeministrin Hashim Thaçi pa pasuar në këtë detyrë ish-ambasadorin  … Kaydanov. Dell në Kosovë është kthyer pas 8 vjetësh kur kishte udhëhequr misionin e zyrës amerikane në Prishtinë./tvklan.al