Maqedonia e ka konsideruar portin e Durrësit si një nga nyjet nevralgjike që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik të saj dhe gjithë rajonit të Ballkanit. Një fakt të tillë e ka konfirmuar presidenti i Maqedonisë Branco Cervenkovski, në përfundim të bisedimeve zyrtare që zhvilloi me presidentin shqiptar Bamir Topi në qytetin e Durrësit.
Dy krerët e shteteve ballkanike kanë diskutuar gjerësisht për çështje që lidhen me nxitjen e bashkëpunimit ekonomik.
Bamir Topi: “Institucionet e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të interesuara dhe të preokupuara për t’u përfshirë më marrëdhënie me shtetet fqinj, pikërisht për çështjet e sistemit të transmetimit, por dhe ndërtimin e burimeve të reja energjetike.”
Branco Cervenkovski: “Duhet të them se porti i Durrësi nuk duhet parë si një alternativ e portit të Selanikut, por si një mundësi që ndikon në zhvillimin e biznesit të Maqedonisë. E gjithë struktura e vendit tuaj ndikon për këtë ndaj dhe ne e shohim me përparësi ndërtimin e korridorit 8.”
Çështja e Kosovës ishte një tjetër temë, 2 presidentët janë ndalur gjatë bisedimeve duke shprehur më pas edhe qëndrime respektive lidhur me zhvillimet atje.
Bamir Topi: “Kam vlerësuar me nota kritike tendenca ultranacionaliste, që destabilizojnë sidomos pjesën e veriut të Kosovës, ku në mënyrë absolute nuk do të ketë asnjë lloj shansi për ndarje të saj.”
Branco Cervenkovski: “Qeveria nuk e ka vendosur ende qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, por ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare dhe qeveria është duke u formatuar. Besoj që në një prej mbledhjeve të para të saj, një nga çështjet që do të diskutohet është ajo e Kosovës. Nuk e paragjykoj qëndrimin e qeverisë, por besoj se do të bazohet në interesa nacionaliste edhe të shteteve të fuqishme.”
Për sa i takon bisedimeve për çështjen e emrit presidenti maqedonas tha, se pritet ardhja e përfaqësuesve të OKB-së gjatë kësaj vere, por nuk do të pranohet që të diktohet zgjidhja nga të tjerët./tvklan.al
Gazetare: Anila Rama
Opeatori:Ben Haxhiaj