Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar sot se Serbia nuk do të negociojë për ekstradimin e Ismail Morinës në Beograd.
“Ne kemi bërë punën tonë dhe jemi duke pritur për një vendim”, u
tha Vuçiç sot gazetarëve.
Presidenti serb theksoi se nuk ka asgjë për të negociuar për shkelësit e ligjit.
“Nuk kemi asgjë për të diskutuar për këtë çështje dhe asgjë për të negociuar me askënd”
, deklaroi Vuçiç.
Serbia e akuzon “Ballistin” për nxitje të urrejtjes fetare mes dy vendeve për shkak se ngriti dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” në ndeshjen Serbi-Shqipëri. Një gjykatë në Kroaci ka vendosur ekstradimin e tij në Serbi, por fjalën e fundit e thotë Gjykata e Lartë dhe ministri i Drejtësisë.
Për të ndaluar ekstradimin e “Ballistit” në Serbi janë angazhuar autoritetet shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit.
/tvklan.al