Dritan Prifti: “U shpif se komisioni i posaçëm që kërkon rregullorja e shkarkimit të flotave nuk u ngrit. Ky është një dokument i cili është i datës 12.6.2006 i firmosur nga ish-Shefi i Kabinetit Ministri Ruli, por brenda dhe nga ministri, ku ndryshohet një pjesë e rregullores së vitit 88-t, ku krijohet një komision teknik për të menaxhuar kaskadën e Drinit. Atë ditë që ne kemi filluar shkarkimet, prurjet në Fierzë kanë shkuar mbi 1100 metër kub për sekondë dhe sipas rregullores, kur prurjet në Fierzë shkojnë mbi 1100 metër kub në sekondë këta burra dhe gra dhe specialist të zotët, të cilët kanë drejtuar sekretariatin teknik dhe grupin e punës, kanë lejuar atë që lejon rregullorja, pra që Fierza të akumulojë pak më shumë brenda nivelit të rregullores për mos të përkeqësuar dhe për mos shkaktuar përmbytje të jashtëzakonshme për zonën e Shkodrës”./tvklan.al