Princi William 42 vjeç u pa pranë kështjellës mbretërore teksa lëvizte me një skuter elektrik. Video teksa ai rrotullohej rreth kështjellës me mjetin elektrik u bënë gjerësisht virale në rrjetet sociale.
Mbreti i ardhshëm kishte veshur një këmishë të bardhë poshtë një bluze ngjyrë blu, të cilat i kishte kombinuar me një palë xhinse të zeza.
Skuterët elektrikë janë kthyer në një tendencë mode vitet e fundit, ata konsiderohen si të paligjshëm nëse përdoren për të lëvizur në rrugë publike.
Por në rastin e trashëgimtarit të fronit kjo nuk përbënte një shkelje ligjore pasi ai ishte duke lëvizur në pronën e tij private.
/tvklan.al