Princi i Wellsit ka inkurajuar Anglinë që të përfundojë punën me një mesazh përpara finales së Euro 2024 kundër Spanjës.
“Ne jemi shumë krenarë për të gjithë ju! Vetëm një përpjekje të fundit për të përfunduar punën! Dilni aty dhe tregojini botës se çfarë mund të bëni! Ne besojmë!”, ishte mesazhi i Princit në rrjetet sociale.
Të premten Pallati Kensington konfirmoi se Princi William do të marrë pjesë në sfidën që do të luhet në Olympiastadion të Berlinit.
Edhe kryeministri Keir Starmer do të jetë gjithashtu në tribunë për të mbështetur kombëtaren në këtë sfidë historike.
William, që është president i Federatës së Futbollit (FA), ishte i pranishëm gjithashtu në fitoren në çerekfinale të ekipit ndaj Zvicrës dhe në sfidën e fazës së grupeve kundër Danimarkës.
Mbreti Charles III ka uruar gjithashtu ekipin e futbollit të meshkujve të Anglisë për arritjen në finalen e Euro 2024 e kërkoi me humor që të shmangej më shumë drama e minutës së fundit.
Mijëra tifozë anglezë pritet që të jenë në kryeqytetin gjerman të dielën për të mbështetur “tre luanët” në finalen e dytë radhazi të Kampionatit Evropian.
Klan News