Lajme Arkiva 2003
Ditë të vështira për të gjithë banorët që jetojnë brenda territorit të Metalurgjikut në Elbasan. Tani kur një pjesë e mirë e fabrikave dhe uzinave kanë hyrë në procesin e privatizimit banorët do të largohen nga shtëpitë e improvizuara.
Prishja e ndërtimeve ka nisur nga uzina 12 në zonën e kantierit të prodhimit. Familja e Hajdar Hamzallarit, tani jeton në qiell të hapur.
Prej dy ditësh fadromat e policisë ndërtimore i prishën atij shtëpinë duke çuar dëm punën 6 vjeçare të tre djemve të vegjël. Nexhmiut 14 vjeçar, Ervinit 12 vjeç dhe Danielit 9 vjeç që e ngritën këtë shtëpi duke mbledhur skrap.
Hajdar Hamzallari zbriti nga një fshat i Pogradecit në metalurgjik në vitin ‘97 edhe pse ai jeton aty mes pluhurit dhe smogut kancerogjen ai i gëzohej strehës ku fuste kokën, ndërsa tani ku gjithçka është rrafshuar ai jeton në 1 çadër.
Djali: Mamin e kam sëmurë, shtëpinë na e goditën. Çfarë do bëjmë tani? Po rrimë në shi jashtë. Ditën po piqemi në diell.
Apeli i kësaj familje vlen edhe 150 simotrat e saj që jetojnë brenda territorit dhe herët apo vonë do të pësojnë të njëjtën gjë. Ata nuk kanë asgjë me pronarët e rinj të fabrikave, por kërkojnë vëmendjen e shteti dhe denoncojnë sjelljen e policisë./tvklan.al