Italia mund të përjetojë një shpërthim të epidemisë së gripit të derrave brenda muajit Gusht.
Ministria italiane e Shëndetësisë ka ndërmarrë masa shtesë për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë vendit, sidomos drejt Britanisë së Madhe, e cila shënon dhe numrin më të madh të të infektuarve me virusin A H1N1.
Të dhënat e publikuara flasin për 258 persona të prekur ne Itali. Mungesa e politikave të vaksinimit, të cilat i mungojnë qeverisë, mendohet se do të jenë faktori kryesor që do të çojë në shpërthimin e kësaj sëmundjeje.
Autoritetet shëndetësore thonë se virusi mund te preke rreth 13 milionë persona. Edhe pse Ministria e Shëndetësisë po analizon çdo person që hyn e del nga vendi, sërish situata paraqitet alarmante.
Në BE, konfirmohen 15.700 raste të infektimit, 10 mijë i përkasin Britanisë së Madhe. Skenari më i keq për këtë vend është që deri në muajin Gusht në vend do të shënohen 100 mijë raste infektimi çdo ditë, në një kohë që numri i viktimave mund të shkojë nga 3000 deri 75.000.
Në nivel global numri i personave të prekur me gripin e derrit arrin në 95,000. Ai i viktimave ne 429./tvklan.al