Procesi i privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është konsideruar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare si mjaft transparent e konform praktikave më të mira europiane. IFC, pjesë e grupit të Bankës Botërore, ka këshilluar Qeverinë Shqiptare për këtë privatizimi. Drejtori i IFC-se për Evropën Jugore dhe Azinë Qendrore në një komunikim me mediat pas nënshkrimit të kontratës u shpreh i kënaqur nga rezultatet e privatizimit. Ai foli dhe për përfitimet që do të kenë konsumatorët nga shitja e këtij kompanie.
Shahbaz Mavaddat, “Qytetaret shqiptare do të përfitojnë shërbime më të mira dhe garantim të furnizimit me energji. Do të shohim ditën kur shpërndarja e energjisë nuk do të jetë më një çështje problematike dhe në terma afatgjatë furnizimi do të jetë i garantuar. Privatizimi i OSSH-së është rezultat i përpjekjeve këshillimore për të siguruar një proces të drejtë, të hapur dhe transparent duke u mbështetur edhe në bashkëpunimin e mëparshëm konstruktiv që kemi patur me Qeverinë Shqiptare.
Këshilltarë e ministrit Ruli thanë se çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë gjatë 2009-ës.
Alfred Rushaj: “Shifrat janë ato çfarë janë thënë përpara çfarë kanë qenë të përcaktuara në ofertë dhe janë të ruajtura. Është negociuar… apo kontrata e shitjes së aksioneve dhe deklarata rregullatore. Po helmetat teknik që është shumë e rëndësishëm, pra humbje teknike dhe jo teknike, reduktimi i tyre, rritja e arkëtimeve janë gjithashtu të përcaktuar dhe nuk ndryshon më vonë”.
Kompania CEZ është bërë pronare e 76 % të aksioneve të OSSH-së pasi rezultoi si oferta më e mirë në tenderin e hapur ndërkombëtar tetorin e vitit të kaluar./tvklan.al
Gazetari: Fjorald Zguro
Operatori: Izdor Rudho
Montazh: Matilda Dusha