Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus i drejtuar nga gazetarja Oljana
Maloku është ndalur këtë të hënë tek situata aktuale e bizneseve në Qarkun Durrës të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Sipërmarrësit flasin për një situatë të vështirë, pasi përvec pasojave që la tërmeti ndjejnë edhe efektet negative që rrjedhin nga pandemia.
Z. Artur Bujari thotë për Klan Plus se rikuperimet e dëmeve i kanë kushtuar dhe për këtë ka gjetur mbështetje nga bankat dhe jo nga qeveria.
Ai ndjejet i zhgënjyer nga mungesa e përkrahjes së shtetit në një kohë që rregullisht prej 28 vitesh kontribuon me taksa.
Nga ana tjetër Sipërmarrësi Bardhyl Baltëza ka ende shenja të shkatërrimit të tërmetit.
Ai thotë se aktualisht po zhvillon aktivitetin në kushte të vështira për shkak se disa godina janë të rrezikshme.
Rikperimet nuk i ka bërë ende pasi është në ngërc edhe me kompaninë e sigurimit.
Xhiro në biznes sipas Baltëzës ka rënë deri në 35 përqind për shkak të problemeve që solli tërmeti dhe pandemia.
Një panoramë më të qartë të situatës për të gjitha subjektet në Durrës, sjell Z. Alban Isteri Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.
Isteri thotë se 1 në 3 biznese të vogla kaluan në faliment për shkak se nuk ja dolën dot të kapërcejnë situatën e vështirë dhe sipas tij nga qeveria nuk u ofrua ndihma e duhur. Vetëm në qarkun durrës sipas kreut të dhomës së tregtisë dhe industrisë numërohen afro 35 mijë të papunë të rinj.
Isteri i bën thirrje qeverisë për një paketë të tretë mbështetëse financiare në mënyrq që të kapërcejnë të dyja goditjet.
Në pjesën e fundit të emisionit sillet situata aktuale e qytetarëve të cilët kanë mbëtur prej 1 viti pa shtëpi dhe ecuria e rindërtimit në zonat e dëmtuara, një material i përgatitur nga gazetarja Ermelinda Hoxhaj.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
Intervistë me z. Artur Bujari – Sipërmarrës
Intervistë me Z. Bardhyl Baltëza – Sipërmarrës
Intervistë Z. Alban Isteri – Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës