Ka nisur këtë të hënë sezoni i ri i emisionit  Pro Business në Klan Plus, i drejtuar nga gazetarja Oljana Maloku.

Kompania e  parë e cila ka ngritur siparin e këtij emisioni, është “RealMix” e cila  është e vendosur  në Austri por produktet e saj shijohen në vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Shporta RealMix në Shqipëri përbëhet nga lëngje frutash dhe pije energjike.

Konkretisht:

  1. “REALMIX ENERGY DRINK”

E veçanta e kësaj pije është fakti se  nuk ka fare taurinë dhe përbëhet nga pesë ekstrakte natyrore të bimëve ;padyshim përfshirë kafeinën;të cilat garantojnë energjinë e nevojshme që ju nevojitet gjatë gjithë ditës.

  1. REALMIX CRANBERRY JUICE”

Vitamina C aq e nevoshme sidomos në kohën e pandemisë, merret fare lehtë me anë të lëngut të boronicës Real Mix e kombinuar me lëngun e mollës në një sasi më të paktë .Siç dihet boronica është produkti i vendosur në top listë nga mjekët për shkak të vlerave ushqyese që përmban, ndaj nuk mungon dhe në shportën e produkteve Real Mix. Vetëm kjo kanaçe ju siguron të merrni  50% të dozës së nevojshme ditore të vitamës C, aq e domosdoshme për shëndetin tuaj.

  1. “REALMIX LEMON GRASS DRINK”

Kjo pije mundëson të provoni shijen unike të një bime që rritet kryesisht në ishujt Tropikal të Azisë Afrikës dhe Australisë.Në barishten lemongrass komponenti kryesor kimik është citral ose lemonal, një përbërës organik përgjegjës për aromën e saj unike të limonit. Lemongras është burim i pasur i mineraleve si kalium, zink, kalcium, hekur, mangan, bakër dhe magnez.

  1. “REALMIX ICE TEA PEACH & LEMON”

Një kombinim perfekt vjen edhe  në Çajin me Pjeshkë dhe Limon i cili i  ofron freski dhe vlera ushqyese vakteve tuaja. Një pije e cila përmban pak sheqer dhe vitaminë C.

Të prodhuara sipas standarteve më të larta të tekneologjisë ushqimore, pijet RealMix mbajnë vulën e cilësisë  dhe sigurisë nga Institute të Larta për Sigurinë Ushqimore  dhe Mbrojtjen e Konsumatorit.

Pas mostrave të marra nga produktet RealMix, Agjencia Austriake  për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit në Vjenë ka dhënë vlerësimin në emër të qeverisë Austriake se pijet RealMix janë të  përshtatshme për konsum njerëzor dhepërputhen me ligjet  e ushqimit në fuqi në Austri.

 Produktet RealMix gjenden në markete, bare restorante apo klube.

Për emisionin Pro Business,  konsumatorët shqiptarë tregojnë vetë arsyet se përse i pëlqejnë produktet RealMix dhe ku dallojnë nga pijet e tjera në treg, ndërsa mjekët flasin për cilësinë që ofron RealMix dhe domosdoshmërinë që ka trupi për të konsumuar lëngje. 

 Me RealMix mund të përgatisni pije të ndryshme edhe në kushte shtëpie ,dhe për këtë sjell mjaft shembuj kombinimesh Z. Enri Jahaj i cili ka afro 10vite që merret me këtë fushë.

Teksa flet për RealMix, Sipërmarrësi Jahaj thotë se e veçanta kryesore e këtyre produkteve është sasia më e vogël e sheqerit që kanë në përbërje, dhe kjo është një risi në treg pasi konsumatorët kanë në dorë lëngje të shëndetshme dhe të çertifikuara.

Kërkesat e konsumatorëve për RealMix janë gjithnjë në rritje dhe distributorët Shqiptarë premtojnë se do t’i përgjigjen çdo kërkese në treg me cilësinë më të mirë dhe çmim të arsyeshëm.

Për më shumë ndiqni emisionin e plotë!