Termetet dhe covid-19 pasoja tek prodhuesit e mobiljeve! Ngrirje te kontratave dhe renie te xhiros deri ne 30%!
Bardhyl Beqiri prej më shumë 10 vitesh merret me industrinë e përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në Shqipëri.
Ashtu si të gjitha bizneset, edhe ky sektor u përball për herë të parë me problemet që rrjedhën si pasojë e masave kufizuese për parandalimin e covid-19, efektet e të cilës nisëm të ndjehen në muajin mars 2020.
Por ky lloj biznesi duke qene i lidhur ngushtë me arredimet, goditjen e parë në fakt e mori që pas tërmetit fatal të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
Bashkë me efektin e pandemisë, pasojat që dha në sektor janë deri në 30 përqind rënie të xhiros.
Frika dhe pasiguria bëri që qyteatët të stepen në porositë e tyre për arredime.
Pavarësisht periudhës së vështirë, sipërmarrësit në këtë fushë thonë se nuk kanë bërë shkurtime të punonjësve.
Në total në vend numërohen afro 100 subjekte që merren me përpunimin e drurit dhe prodhimin e mobiljeve dhe në total janë të punësuar afro 25 000 persona.
Në intervistën e dhënë për emisionin Pro Business, një tjetër sipërmarrës që merret me prodhimin e mobiljeve Z.Sulejman Ulliri ndalet tek problemet dhe sfidat e këtij sektori.
I bëhët thirrje qeverisë të japë mbështetje për promovimin e industrisë së përpunimit dhe prodhimit të durit në tregjet e huaja me anë të pjesmarrjes në panaire, të ofrohen grante për invstimet e reja në tekneologji dhe të gjenden mënyra për të ofruar shkolla specializimi për të rinjtë që do të punojnë në fushën e prodhimit të mobilieve pasi mungojnë punonjësit e kualifikuar.
Ndikim tek ky sektor ka edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe karburantit që shton më tej kostot.
Për më shumë ndiqni emisionin e plotë…
Intervistë me Z. Bardhyl Beqiri Sipërmarrës
Intervistë me Z.Sulejman Ulliri Sipermarrës