Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Një pjesë e zgjedhësve do të mbeten pa votuar ditën e nesërme. Shumica prej tyre nuk gjenden në listën përfundimtare të votimit, shpallur nga KQZ, i cili ka bërë rishikimin e tyre duke shtuar emra të munguar dhënë edhe nga verifikimet e PD. Por ende ka nga ata që se gjejnë veten gjëkundi.

Qytetarja:- “Kemi shkuar në fillim për të parë emrat në lista, nuk i kishim emrat. Jemi katër veta për votime”.

Qytetari:- “Unë jam familje autoktone, vendali kam me breza, çdo vit ne e kemi pasur emrin në listë, kësaj radhe kisha dhe vajzën për të votuar, që ka mbushur moshën 19 vjeç dhe shkojë aty, më rezulton që nuk e gjej dot emrin”.

Përveç një pjese qytetarësh, ankesa ka pasur edhe nga opozita.

Edi Paloka:- “Në listën e votuesve të njësisë bashkiake numër 3, janë shtuar 496 persona, të cilët nuk ekzistojnë fare në këtë zonë, në njësinë bashkiake nr.3, ku kandidon nga PS Ilir Kokona, Fatos Klosi, i cili është shefi i shtabit elektoral të Kokonës, së bashku me Sokol Pezën, sekretar i KZQV dhe krahu i djathtë i Klosit, po përgatisin manipulimin e zgjedhjeve, duke përdorur një sërë formash dhe mënyrash”.

Në njësinë bashkiake nr.8, rezultojnë 13 mijë votues, por sipas anëtarëve të kësaj qendre, dy mijë votues nuk figurojnë. Ankesat e cilitdo personi prej këtej përfundojnë në Gjykatën e Faktit, ku dorëzohet një kërkesë-padi me certifikatë dhe padi. Por ata që i janë drejtuar sot kësaj zyre e kanë gjetur të mbyllur./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti