Forcat e Armatosura kanë transportuar me urgjencë një të ri nga Dajçi, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore. Në një reagim për mediat, Ministria e Mbrojtjes thotë se 27-vjeçari është shoqëruar drejt spitalit të Shkodrës. Ai mësohet se ka shfaqur insuficencë respiratore.

Forcat e Armatosura prej ditësh ndodhen në terren në qarkun e Shkodrës për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga përmbytjet.

/tvklan.al