Ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton është shtuar në spital pasi kishte ethe. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Clinton, Angel Urena.
“Ai është mirë dhe vlerëson kujdesin e shkëlqyer që po merr”, shkroi zëdhënësi, Angel Urena në “X”.
Më tej, Urena tha se Clinton është shtuar në Qendrën Mjekësore në Uashington të hënën në mbrëmje për analiza dhe vëzhgim të situatës shëndetësore.
Ai nuk dha më shumë detaje për gjendjen e tij, megjithëse raportet e mediave amerikane tregojnë se ish-Presidenti pritet të shërohet.
Një burim i afërt me Clinton tha për NBC News se situata nuk është e rëndë dhe se ish-Presidenti do të jetë shumë shpejt mirë. Rrjeti i lajmeve raportoi se Clinton ishte zgjuar dhe vigjilent./tvklan.al