Lajme Arkiva 2003

Projektligji përfundimtar për pronat i dorëzuar ndaj kryetarit të kuvendit nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri, hap debat në Parlament ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Qëllimi i këtij projektligji është që të parashikoj një rregullim të drejtë të drejtave të pronës që kanë buruar nga shpronësimi, shtetëzimi apo konfiskimi.

Ambasadori i OSBE-së Osmo Lipponen ka deklaruar se nëse ky projektligj pranohet procesi i njohjes dhe kthimit të pasurive të paluajtshme do të përfundojë në fund të vitit 2006. Sipas deputetit Begeja drafti bie në kundërshtim me ligjin 751 si dhe nuk kompenson tërësisht pronarët.

Maksim Begeja: Nga ana tjetër ky draft ligjëron të gjitha shpronësimet e bëra sistemi komunist gjatë 50 viteve të kaluara sidomos ato shpronësime të bëra për shkak të ligjit mbi tatimin e jashtëzakonshëm, i cili dihet mirë nga të gjithë që ka qenë një ligj politik.

Albert Çaçi: Ata kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit dhe ligji do ta miratojë Parlamenti shqiptarë. Ligji 751 nuk është ligj kushtetues kështu që të gjitha variantet e mundshme që do të synojnë në zgjidhjen efikase, mund të merren në konsideratë. Nuk është ligj kushtetues 752 është thjesht ligj i Parlamentit shqiptar”.

Në pranverë të vitit 2003 Kuvendi kërkoi ndihmën e OSBE-së për hartimin e një ligji të integruar mbështetur në dy projektligje të paraqitura nga Këshilli i Ministrave dhe deputetët e Partisë Republikane. Prezenca e OSBE-së organizoi një grup ekspertësh teknik i cili mbështeti vendimet e tij në kërkesat e parashikuara në Kushtetutë./tvklan.al