Prokurimet publike në perceptimin e përgjithshëm konsiderohen si zemra e korrupsionit. I vetëdijshëm për këtë perceptim, Kryeministri këtë javë në podcastin e tij kishte përballë Drejtoren e Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe kryetarin e Komisionit të Prokurimeve Publike që folën gjatë për dixhitalizimin e sistemit.

Sipas tyre, ky kapërcim ka ulur ndjeshëm mundësinë për të abuzuar e që ata e masin me numrin e ankimimeve nga operatorët në garë. Vetë ligji i prokurimeve sipas vlerësimeve të BE, konsiderohet si më i miri në rajon dhe ka marrë vlerësime të larta dhe gjatë procesit Screening nga Brukseli.

Sipas Kryeministrit, edhe akuzat se janë vetëm nje grusht sipërmarrësish që marrin paratë publike nuk janë të bazuara. Por Kryeministri ka premtuar se nuk do mjaftohen me dixhitalizimin por do t’ia “dorëzojnë” inteligjencës artificiale të gjithë kryerjen e prokurimeve publike, një mënyrë kjo siç pranon dhe vetë që të shpëtojnë nga akuzat për korrupsion.

Sipas Kryeministrit, duke përzgjedhur ofertuesin me çmimin më të ulët, Agjencia e Prokurimeve Publike i ka kursyer buxhetit të shtetit afro 1 miliard Lekë.

Tv Klan