Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq Ilir Beqarajn, të njohur edhe me mbiemrat Brahimi e Mançellari, si një nga autorët e vrasjes së Gentian Bejtjas, në 15 Mars 2024 në Larushk të Fushë Krujës.
Hetuesit kërkojnë gjykimin e tij për akuzën e vrasjes, mbajtjes pa leje të armëve dhe falsifikim të dokumenteve.
Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria sqaron se Beqaraj është përfshirë në vrasjen e 43-vjeçari në rolin e ndihmësit.
Nga hetimet akuza e kryeqytetit thotë se ka arritur të gjej gjurmë ADN, të Beqarajt në makinën që autorët kanë përdorur për tu larguar, pasi dogjën makinën e krimit.
Profil ADN në të njëjtën makinë u gjet edhe për shtetasin Flodian Plaku, ky i fundit në kërkim.
Gentian Bejtja u vra me breshëri kallashnikovi në banesën e tij në Larshuk pasditën e 15 Marsit të një vitit më parë. Në 2023 në një atentat ku dyshohej se objektiv ishte po Bejtja, mbeti i vrarë kunati i tij.
Tv Klan