Lajme Arkiva 2003

Dosja për krimet e rënda të ’97 për të cilat akuzohet Gazmend Braka i njohur me nofkën Gaxhai kthehet në prokurorinë e Tiranës. Gjyqtari i kësaj çështje Medi Bici e ka lënë pjesërisht në fuqi kërkesën e prokurorit i cili kërkoi disa ditë më parë që dosja të transferohej për rihetim në prokurorinë e Vlorës.

Kjo e fundit mendohet të siguroj prova të reja kundër Gaxhait, i cili po vuan aktualisht burgimin e përjetshëm në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Tiranë.

Gjykata e Tiranës shpalli moskopetencën e saj për kthimin e dosjes në prokurorinë e Vlorës, por kjo pritet të ndodh me një urdhër të veçantë të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku.

Ndërkohë Gaxhai do të vazhdojë të paraqitet në gjykatë si i pandehur. Tashmë ai do të paraqitet para një trupi gjykues ushtarak për tentativën e arratisjes pak muaj më parë nga burgu 302 i Tiranës.

Bashkë me të do të jenë edhe të pandehur të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë tentativë si edhe disa gardianë që u akuzuan për shpërdorim detyre./tvklan.al