Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Pëllumb Shehaj, ish-pronar i kompanisë Silva, megjithëse në mungesë, rrezikon të dënohet deri me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Faktit Tiranë. Në seancën e fundit, në procesin ndaj tij, prokurori i çështjes Albert Demirneli, ka kërkuar 20 vjet heqje lirie për Shehajn.

Në konkluzionet përfundimtare të paraqitura para trupit gjykues, akuza ka deklaruar Shehajn fajtor për vjedhje, nëpërmjet mashtrimit duke e konsideruar këtë vepër të përsëritur për secilin kreditor, që ka humbur paratë e dhëna me interes tek kjo kompani.

Pas kësaj, pritet të dëgjohen konkluzionet e avokatit të caktuar nga gjykata për të mbrojtur Shehajn, pasi ky vet nuk ka ngarkuar ndonjë përfaqësues ligjor ta mbrojë në seancë. Pas mbrojtjes pritet të jetë edhe vendimi i trupit gjykues, kryesuar nga Martin Deda.

Kompania Silva u shpallë firmë piramidale, pas bllokimit të aktivitetit të firmave që kishin marrë para me interesa të larta, ne vitin ’97./tvklan.al