Lajme Arkiva 2003
Prokuroria kërkon të tërheqë për rihetim dosjen e të pandehurit Gazmir Braka i cili gjykohet për krijim bandash të armatosura.
Përfaqësuesi i akuzës Gjon Kodra i kërkoi gjyqtarit të kësaj çështjeje në Gjykatën e Tiranës tërheqjen e akteve për ti depozituar ato në prokurorinë e Vlorës për hetime të mëtejshme.
Gazmir Braka i njohur me nofkën Gaxhai po vuan aktualisht në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Tiranë dënimin me burg të përjetshëm për krime të rënda të kryera në vitin ’97. Në seancën e radhës ishte parashikuar që prokurori të kërkonte masën e dënimit ndaj të pandehurit.
Pak ditë më vonë avokati mbrojtës i Gaxhait do të japi konkluzionet e veta dhe vetëm pas tyre gjykata do të shprehet me anë të vendimit nëse do ta rikthej për rihetim dosjen në organin e akuzës së rrethit të Vlorës./tvklan.al