Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Erieta Avdylin e kanë vrarë dy ose më shumë persona. Ky është konkluzioni i grupit të hetimit për vrasjen më të bujshme. Mekanizmi i krimit, gjendja e kufomës dhe mënyra se si është ndërprerë rrjeta dhe është lënë e pavarrosur pas vrasjes makabre, 33-vjeçarja Erieta, ka bërë që prokuroria të dalë në këtë konkluzion.
Megjithëse ende për këtë vrasje nuk është përcaktuar një pistë përfundimtare nga drejtoria e hetimit në prokurori, janë kontrolluar edhe elementë nga dosjet e tenderave të realizuar nga Erieta Avdyli në UNICEF. Nga këto dosje tenderash burime të prokurorisë sqarojnë se nuk është gjetur asgjë ku mund të drejtohet një pistë për vrasjen e punonjses së UNICEF-it.
Po burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë të ditur se tashmë janë pyetur mjaft persona për çështjen Avdyli. Mes tyre shumë të afërt të Dritanit dhe Erietës, që kanë dëshmuar mbi marrëdhëniet e acaruara mes tyre, por dhe mbi aspekte të tjera të cilat ende mbeten aspekte të hetimit. Dëshmimtari i çështjes është edhe Vangjel Kosta personi i akuzuar publikisht nga bashkëshorti Avdyli, si i implikuar në vrasjën e Erietës.
Ky person nuk është shpallur në hetim nga prokuroria por është pyetur disa herë. Grupi i hetimit ka adresën e vendndodhjes së tij në çdo moment bëhet e ditur në prokurori. Interes për hetimin përbejnë edhe hetimet e fakteve apo të ashtuquajtura, si fakte në shtyp, si dhe burime prej nga ato dalin. Këto mund të na shërbejnë si prova indirekte për hetim shprehen burime nga hetimi./tvklan.al