Prokuroria Shqiptare do të veprojë nëpërmjet Oficerëve të Policisë Gjyqësore për mbledhjen e provave si urdhër-sekuestro, kontroll banese apo vënien nën përgjim të personave të vënë në hetim. Por ky rikthim në sistemin e dikurshëm të funksionimit të hetuesisë shqiptare, shihet me skepticizëm nga vetë përfaqësuesit e ligjit.

Genc Gjokutaj: “Neve sot përballemi në procesin penal dhe unë e prek çdo ditë me dorë këtë realitet me një paaftësi, me këtë nuk dua të them ka dhe shumë specialistë të aftë po me një paaftësi totale, totale të personave të cilët kryejnë hetimin total të më kuptojnë drejtë, jo totalit i të gjithë policisë, por ke individ të cilët janë të paaftë dhe nuk kanë të qartë pozicionin e tyre në të cilin ata punojnë. Organi i prokurorisë është i pa reformuar në atë koncept që kërkohet në lartësinë e kohës. Unë me reformë nuk kuptoj ndërrimin e emrave, personave as shkarkimin e prokurorëve që janë dhe të ardhjes së prokurorëve të tjerë. Reforma është sjellja në krye të ndjekjes penale, mbas bërjes së ligjit për funksionimin e prokurorisë, sepse duhet t’i vinë personat që përputhen me kërkesat që ka ligji dhe jo ligji t’i përshtatet personave”.

Vetëm pak ditë më parë kryeprokurorja Ina Rama dhe ministri i Brendshëm Nishani, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, që në gjuhën më të kuptueshme do të thotë se veprimet e para për hetimet e një ngjarje duhet të kryhen nga oficeri dhe jo nga prokurori që ka për detyrë të përfaqësojë vetëm akuzën në sallën e gjyqit./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani