Për shkak të ndarjes aktuale të Maqedonisë në 6 njësi zgjedhore partitë shqiptare kanë 5 deri në 7 deputetë më pak në kuvend nga numri real.
Ky është vlerësimi i partive shqiptare të cilat propozojnë ndryshime të ligjit zgjedhor duke kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare tërë Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.
“Edhe ne jemi që në Maqedoni të jetë një njësi zgjedhore çka do të thotë që atëhere sigurisht se vota e shqiptarëve nuk do të humbet asnjëherë.”
“Qëndrimi jonë i kamotshëm është se Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore.”
Në të njëjtën kohë partitë shqiptare propozojnë që në të ardhmen listat e partive me kandidat për deputet të jenë të hapura.
Kjo kërkesë është e pranueshme edhe për partitë maqedonase, mirëpo jo dhe kërkesa që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore.
“Nuk kemi bërë analiza nëse është më mirë që Maqedonia të jetë një njësi zgjedhore. Por sa i përket votimit me lista të hapura bindja ime është se kjo gjë është e nevojshme sepse rritet përgjegjësia e deputetëve ndaj qytetarëve.”
Prej 120 deputetëve sa numëron kuvendi i Maqedonisë në përbërjen aktuale parlamentare 29 deputetë janë shqiptarë.
Vlerësimet e ekspertëve thonë se në rast se Maqedonia organizohet si vetëm 1 njësi zgjedhore atëherë shqiptarët do të kenë 34 deri 36 deputetë në kuvend.
Nga Shkupi për Tv Klan Isen Saliu./tvklan.al