Hetim në gjendje të lirë për kreun e PD dhe disa artistë
Një ditë pas protestës së zhvilluar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, policia ka proceduar 9 persona, mes të cilëve artistë dhe liderë të partive opozitare.
Sipas policisë po hetohen në gjendje të lirë për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në tubime të paligjshme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, këshilltari ligjor në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Për të njëjtën vepër penale po hetohen në gjendje të lirë edhe artistët që morën pjesë në tubimin e thirrur, Robert Budina, Neritan Liçaj, Arkimed Lushaj, Artan Manushaqe, Adriana Kalaja.
Policia thotë se këta persona kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, aq më tepër në situatë të jashtëzakonshme në kohë pandemie, ku ndalohen me ligj grumbullimet apo tubimet.
Një ditë më parë në uniformat blu arrestuan, Arben Qyranin, i cili hodhi kapsolla në protestën e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Tv Klan