Përshkallëzohen protestat në Britaninë e madhe kundër masakrës në qytetin e Southportit ku u vranë 3 fëmijë dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
Mbrëmjen e së premtes në Sunderland pati përleshje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve.
Gjatë trazirave kanë mbetur të plagosur tre policë ndërsa të paktën 8 persona janë arrestuar. Objekte të ndryshme u hodhën ndaj policisë që mbronte një xhamie ndërsa një automjet u dogj.
Protestat e dhunshme shpërthyen pasi në mediat sociale qarkulluan informacione të rreme se autori ishte një ekstremist mysliman që ndodhej ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Në përpjekje për të ulur tensionet policia njoftoi se i dyshuari Axel Rudakubana ka lindur në Britaninë e Madhe.
BBC shkruan se ai jeton në Southport me familjen me origjinë nga Ruanda që prej vitit 2013. Autori do të mbushë 18 vjeç brenda një jave ndërsa motivet e tij për krimin mbeten të paqarta.
Tv Klan