Demokrati Belind Këlliçi thotë se protesta e radhës e opozitës do të zhvillohet brenda muajit Tetor, teksa ka shtuar se për pak ditë do të njoftojnë për tubimin tjetër.
I ftuar në studion e Klan News, Këlliçi ka thënë se hapi i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave dhe përballja pa asnjë limit me mazhorancën.
Këlliçi u shpreh se po diskutohet që protesta mund të zhvendoset dhe para Parlamentit Evropian, ide për të cilën ai thotë se është plotësisht dakord.
Drini Zeqo: Cili është hapi juaj i radhës?
Belind Këlliçi: Hapi jonë i radhës është radikalizimi i mëtejshëm i protestave, përballja pa asnjë limit me këtë mazhorancë dhe thirrja e protestës së radhës që për pak ditë do të njoftohet dhe padiskutim po diskutohet që mund të zhvendoset dhe para Parlamentit Evropian, unë jam padiskutim pro kësaj ideje.
Drini Zeqo: Do të ketë brenda Tetorit protestë?
Belind Këlliçi: 99% po. Aksioni i radhës do të jetë brenda muajit Tetor me 99%. A është në Shqipëri apo jashtë, ky nuk është një vendim që e marr unë, por e merr Kryesia e PD-së dhe që e merr lidershipi i PD-së. Jam i bindur se brenda 2 javësh do të ketë një reagim të radhës që është i domosdoshëm për situatën ku jemi.
Këlliçi thotë se në zgjedhjet e 2025-ës, synimi i PD-së është t’i fitojë ato dhe për të bërë atë që ai e quan “luftë totale”./tvklan.al