Partia Demokratike publikoi një uebsajt për 1.5 milionë shqiptarët e diasporës që sipas kryetarit Berisha do të shërbejë për lehtësimin e votimit të tyre si një faktor përcaktues në fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 Majt, që sipas tij, e ndajnë Shqipërinë nga narkodiktatura.
Sali Berisha: Pjesëmarrja e shqiptarëve jashtë vendit në këto votime është e një rëndësie shumë të madhe dhe llogaritim se do të jetë një faktor përcaktues në fitoren e opozitës dhe popullit opozitar në 11 maj 2025.
Berisha, akuzoi qeverinë për abuzim ekonomik lidhur me projektin e Portit të Durrësit dhe Porto Romanos.
Sali Berisha: Unë zotohem që ai projekt nuk do të ndodhë kurrë, por 1.3 miliardë euro do të ju kalojnë rroga e pensione shqiptarëve.
Duke iu referuar hetimeve të SPAK për kryebashkiakun Veliaj, Berisha tha se dosjen kundër tij e ka përgatitur vetë Edi Rama nën emrin e Nesti Angonit.
Sali Berisha: Dokumenta zyrtare të pakundërshtueshme faktojnë se Erion Velian është iniciatiori i ndërtimit me koncension i djegësit të Tiranës. Sot nuk ekziston asnjë gjurmë për djegësin e Tiranës përveçse një mal plehrash që quhet mali Veliaj dhe një qytetarë me të drejtë propozonte që një bust të vendoset mbi këtë mal dhe ky të ishte busti i Dumanit.
Klan News