Me zjarr dhe tym u zhvillua protesta e dhjetë e opozitës dhe Alancës për Mbrotjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, këtë herë nuk hodhën molotovë, por persona të maskuar u vunë zjarrin gomave të makinave që i vendosën para kordonit të policisë.
Pas zjarrit të gomave të makinave, protestuesit tentuan të rrëzojnë gardhin metalik.
Tentativat e tyre dështuan, pasi litari me të cilin tërhiqnin gardhin metalik u këput.
Pas më shumë se një orë protestë, qytetarët u larguan me premtimin për t’u rikthyer përsëri ditën e hënë në orën 11.
Pas largimit të protestuesve, autoritete rrethuan vendin në të cilën u dogjën gomat e makinave.
Protesta e kësaj të marte nuk është e vetmja protestë që opozita do të zhvillojë këtë javë. Ditën e enjte demokratët do të protestojnë para parlamentit, për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Klan News