Kastriot Islami: “Zoti Ristani ka shkelur rëndë kodin zgjedhor, duke hedhur njëkohësisht një hap shumë të gabuar në drejtim të deligjitimimit të KQZ-së dhe keqadministrimin e procesit zgjedhor. Letra e dërguar nga zoti Ristani në emër të KQZ-së për misionin e ODIHR-it demonstron qartë qëndrimin e njëanshëm dhe partiak të kryetarit të KQZ-së. 30 ditë pune larg nga momenti 12 qershori 2009, kur do mund të aplikojë për të pajisur me letërnjoftimi në funksion të pjesëmarrjes në zgjedhjet e 28 qershorit situata duket jo premtuese. Standardi i identifikimit të votuesve ka shumë gjasa të shfaqet i cenuar disa javë para fillimit të zgjedhjeve. Shifrat dhe analizat nuk janë premtuese nëse vazhdohet me të njëjtat ritme.”/tvklan.al