Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Aleanca Demokratike largohet nga koalicioni qeveritar në ditën e të dashuruarve. Aleatët nuk kanë lejuar përfaqësuesin aleancistë Pirro Prifti të ulet në tryezë, duke kërkuar kryetarin Ceka. Partitë e vogla u kanë propozuar socialistëve rotacion në drejtimin e mbledhjeve të koalicionit. Partitë e koalicionit kanë miratuar konventën e bashkëpunimit bazuar në parimin e paritetit.
Aleanca për Shtetin përjashton denoncimin e njëanshëm të qeverisë, pa debat më parë në tryezën e koalicionit.Tryeza mblidhet si rregull jo më pak se një herë në muaj dhe mund të ftoj ministra të veçantë për kosultim me dëgjim. Edhe kryeministri ka të drejtë të thërrasë tryezen e koalicionit. Është krijuar me këtë konventë edhe kolegji i përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Në parim është pranuar kërkesa e partisë së Unitetit Kombëtar për të marrë pjesë në tryezën e koalicionit Aleanca për Shtetin.
Ndërkohë PAD-së i është bërë thirrje edhe njëherë që të përfaqësohet në këto tryeza me kryetarin ose sekretarin e përgjithshëm. Pas mbledhjes së koalicionit kryetari Nano dhe krye socialdemokrati Gjinushi, u shprehën.
Fatos Nano, kryetar i PS:- “Partia Socialiste do të zhvilloj dhe një takim dypalësh me PAD, për të kuptuar përfundimisht, qartë dhe me përgjegjësitë që ndajmë me këtë parti, sensibilitete që janë shfaqur lidhur me zgjidhjen e këtij incidenti procedurial të përfaqësimit jo në nivelin e duhur sot dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen”.
Skënder Gjinushi, kryetar i PSD:- “Nuk ka largim për përfaqësuesit pork a një konventë dhe një marrëveshje se kush përfaqëson partinë në bisedime ndërpartiake, pra në tryezë dhe këtu ka vetëm një problem procedurial, nuk ka problem politikë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame