Pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtareve për t’i adresuar shqetësimet e saj në kuvend, Partia Socialiste vazhdon të mbrojë vendimin e bojkotit.

Kryetari Rama injoroi sërish mesazhin e qartë të ambasadorit të OSBE-së, Bosch, dhe thirrjen e ambasadorit Lohan se opozita duhet te jete ne kuvend, pasi pretendimet e saj për zgjedhjet janë të pabazuara.

Teksa iu kundërpërgjigj deklaratave të kryeministrit Berisha në grupin parlamentar të PD-se, Rama tha se nuk ka kthim ne kuvend pa u hapur kutitë.

Edi Rama: “Kërkesa e opozitës nuk ka asnjë lidhje me procesin e animimit dhe gjykimit të gjithë atyre çështjeve që kanë pasur të bëjnë me KQZ-në dhe me Kolegjin Zgjedhor, por është një kërkesë e cila është tërësisht në konformistet të plotë me të drejtën kushtetuese të parlamentit për të bërë transparencë.”

Krahas injorimit të thirrjeve të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, Partia Socialiste ka refuzuar gjithashtu edhe ofertën e kreut të mazhorancës, për të patur shumicën në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet./tvklan.al