Lajme Arkiva 2003

Partia Socialiste e Elbasanit përjashton me ceremoni të gjithë kandidatët rebel që kandiduan si të pavarur apo nën siglën e partive të tjera për zgjedhjet e tetorit.

Në një mbledhje të posaçme ku ka qenë edhe i deleguari Namik Dokle, PS Elbasan ka çregjistruar nga libri themelta, Agron Cërrikun aktualisht kryetar i komunës Mollas por që kandidon për PSD-në, Agim Çarçiu sekretar i komunës Tregan që kandidon si i pavarur, Demir Sulën nga Labinoti që kandidon për Partinë Demokratike si edhe Kadri Durrakun që kandidon për PBDNJ-në.

Midis të tjerave Namik Dokle theksoi se ne nuk kemi ndërmend të luajmë me ata që luajnë me ne.

 Namik Dokle: U tha dua të bëhem unë kryetar dhe do bëhem se s’bën. Kush e ka këtë të drejtë ti imponohet partisë? Në të gjitha forumet e saj që nga organizata deri në kryesinë e Partisë socialistë të Shqipërisë? Askush nuk e ka këtë të drejtë, askush nuk e gëzon këtë drejtë as me statut dh as me moral.

Ndërkohë është regjistruar edhe incidenti i parë midis militantëve të PS-së dhe të PD-së në fshatin Jagodinë të komunës Shirgjan.

Pas një aktiviteti elektoral të PS-së në këtë fshat dy grupe kundërshtare kanë shkëmbyer fjalë fyese midis tyre dhe policia ka shoqëruar për në komisariat 3 militantë të PD-së dhe 4 militantë të PS-së./tvklan.al