Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Të martën e ardhshme, komisioni i garancive statutore të PS, do të vendosë për fatin e dy anëtarëve të kryesisë së kësaj partie. Namik Dokle e Spartak Poçi, të zgjedhur në këtë forum, pa kaluar më parë në procedurat e votimit dhe Komitetin e Përgjithshëm Drejtues. Dokle ish-sekretar i përgjithshëm dhe Poçi ish-kryetar i socialistëve të Tiranës, sipas deputetit socialist Lekë Çukaj, kanë përfituar vendet në kryesinë e PS, pa konkurruar me kandidatura alternative.

Tre anëtarët e komisionit të garancive statutore, Kol Malaj, Sokol Dervishi dhe Lili Caka, kanë studiuar këtë çështje të statutit, ndërsa i mbetet kryesisë së PS, të vendos në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të KPD, votëbesimin e Dokles dhe Poçit. Komitetit të Përgjithshëm Drejtues socialist do t’i shtohen dhe dy anëtarë të rinj, nga konferencat e socialistëve të Gjirokastrës dhe të Vlorës, e cila do të mbahet më 17 Shkurt./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame