Socialistët kanë bërë publike të tjera fakte që tregojnë sipas tyre gropat e zeza në buxhetin shtesë, që nuk sjellin asnjë përmirësim për jetën e shqiptarëve. Deputeti Arben Malaj tha, se qeveria reduktoi investimet për të ulur deficitin.

Me shqetësim socialistët konstatojnë se nuk është parashikuar asnjë fond për kompensimin e familjeve të varfra dhe jo vetëm.

Arben Malaj: “Investimet publike sipas këtij buxheti do të jenë rreth 11 miliardë lekë me pak ose rreth 150 milion dollar. Buxheti nuk ka asnjë shtesë për pagesat e papunësisë dhe të ndihmës ekonomike. Buxheti nuk përfshinë asnjë lek shtesë nga privatizimi i ARMO-s apo privatizime të tjera.”

Sipas Malajt buxheti i vitit 2008 vazhdon të shënojë mosrealizime. Kështu janë rritur mos realizimet nga ksiza çka përkthehet sipas tij në rritje të kontrabandës. Për deputetin socialist qeverisë i duhet të ndërmarrë sa më shpejt zgjidhje ligjore që frenojnë krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. /tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi