Valentina Leskaj: “Jemi do të thosha shumë fort kundër këtij projektligji sepse është një projektligji, i cili krijon një komision që i jep të njëjtat atribute që iu dhanë së fundmi edhe ALUIZNI-t. Pra një komision i cili mund të japë dhe mund të heqë tituj pronësie dhe kjo është një shkelje skandaloze të cilën ne nuk mund ta pranojmë. Në qoftë se ky projektligj do të miratohet sot me forcën e kartonëve ne do ta çojmë natyrisht në Gjykatën Kushtetuese./tvklan.al