Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur për rreth 1 orë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri ka mësuar se në fokus të këtij takimi kanë qenë diskutime në kuadër të përgatitjes së axhendës parlamentare përsa i përket angazhimeve të deputetëve në Parlament.
Ishte njoftuar që në mbledhjen e grupit të PS do të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, por një axhendë paralele në orën 10:00, i ka ndryshuar planet. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro janë pjesë e takimit të 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit.
Kjo mbledhje e grupit parlamentar të PS-së ditën e sotme erdhi para atij të Këshillit të Mandateve në orën 14:00, ku do të diskutohet mandatit i Olta Xhaçkës, mirëpo një çështje e tillë nuk është diskutuar në mesin e socialistëve./tvklan.al