Armela Krasniqi: “Sali Berisha njeriu që grabiti zgjedhjet dhe mbylli në terr votat e shqiptarëve duke penguar në shkelje të ligjit transparencën e procesit zgjedhor. Kryetar i një partie që s’ka bërë kurrë zgjedhje edhe s’ka patur kurrë debat të brendshëm, sekretari i Enver Hoxhës që ka mbledhur organizatën bazë për të persekutuar, madje internuar njerëz, me pafytyrësi atij, që pikërisht se i ka bërë të gjitha këto dhe shumë të tjera s’mund të ketë më asnjë fije turpi. Ai u mor sot dhe do të vazhdojë të merret me PS sepse kjo është mundësia e fundit që i ka mbetur për të larguar vëmendjen nga kriza ku ka futur Shqipërinë dhe shqiptarët. S’ka faj, Sali Berisha e di më mirë se kushdo se do të jetë PS që do t’ia shkurtojë ditët e pushtetit të tij legjitim.”/tvklan.al