Grupi i PS: Nuk njohim komisionin hetimor për zgjedhjet

Vasilika Hysi: “Miratimi I këtij të ashtuquajturi komision hetimor parlamentar. Në mënyrë të njëanshme hodhi në kosh edhe shansin që ne i dhamë parlamentit për zgjidhjen e krizës politike në frymën e mirëkuptimit të bazuar në kushtetutën e vendit, por dhe në sugjerimet e miqve dh e partnerëve tanë ndërkombëtar. Grupi parlamentar socialist i bën apel miqve e partnerëve ndërkombëtar për të marrë në konsideratë faktin shumë shqetësues se zgjidhja që u dha prej pushtetit të premten në darkë, jo vetëm nuk po e zgjidh, por e thellon krizën, por dhe bie ndesh thellësisht me përpjekjet e tyre për një zgjidhje kompromisi bazuar mbi kushtetutën dhe transparencën.  Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mbrojë kauzën e popullit opozitar për transparencë duke qenë bashkë me popullin në përpjekjet për lirinë e votës dhe të drejtën e transparencës.”

Bumçi: Rama s’ka interes për transparencën e zgjedhjeve

Aldo Bumçi: “Dje dhe sot Partia Socialiste vazhdon të sulmojë seancën e fundit të kuvendit të Shqipërisë e cila u zhvillua në përputhje të plotë në respekt të rregullores së kuvendit, Kushtetutës dhe vendimeve përkatëse të gjykatës Kushtetuese. Mos marrja pjesë në vitin të deputetëve të Partisë Socialiste, përpjekjet e tjera për të tërhequr nismën në kundërshtim të rregullores dhe të kushtetutës dëshmojnë qartë se Edvin Kristaq Rama nuk ka asnjë interes në transparencën e zgjedhjeve, por vetëm në praktikat bllokuese në interes të projekteve të tij personale. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, duke dënuar me forcë dhënën e ushtruar nga deputetë të Partisë Socialiste në kuvend, garanton se shumica është e vendosur të garantojë para së gjithash ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Në këtë kontekst ne ftojmë zotin Rama të dërgojë emrat e deputetëve në Partinë Socialiste për të marrë vendet e tyre në komisionin hetimor e të fillojnë punë sa më shpejt.”/tvklan.al