Kvicha Kvaratkshelia dëshiron të largohet nga Napoli. Lajmi u konfirmua nga trajneri Antonio Conte në konferencë, i cili nuk e fshehu se ishte shumë i zhgënjyer nga sjellja e lojtarit dhe se nuk ishte në gjendje të ndryshonte mendimin e tij.

Mediat zbulojnë se francezët e PSG tashmë kanë një marrëveshje verbale prej 8 milionë eurosh në vit për 5 sezone. Menaxheri i Kvaratkshelia ka folur me presidentin e Napolit De Laurentiis i cili ka qenë mjaft i vendosur në përgjigjen e tij. Ai do të pranojë të ulet në bisedime vetëm nëse në tavolinë vihet një shumë prej 90 milionë eurosh.

Për momentin, asnjë ofertë zyrtare nga klubi francez nuk ka arritur dyert e Napolit, por negociatat mes dy klubeve janë të hapura dhe aq afër sa një zgjidhje mund të arrihet që në fillim të javës së ardhshme.

Kështu që tek Napoli po mendojnë seriozisht për zëvendësimin e tij. Është identifikuar Edon Zhegrova, që luan për Lille, i cili kërkon një shifër monstruoze shumë më të lartë se 50 milionët që qarkullojnë për momentin për të shitur talentin e tij. Klubi i kosovarit do të tentojë të përfitojë sa më shumë duke ditur se Napoli do të përfitojë 90 apo më shumë milionë euro nga gjeorgjiani.

Tv Klan