Paris Saint Germain është gati të rrisë ofertën për të marrë nga Barcelona talentin Lamine Yamal. Skuadra fanceze nga 200 milion Euro që ofroi më parë për 16-vjeçarin është gati të japë edhe 50 milion më shumë.
Oferta e parë për sulmuesin e krahut u refuzua nga Joan Laporta, i cili tha që nuk kishte pranuar këtë shumë pa treguar për ekipin e interesuar. Nëse ky transferim realizohet do të jetë një rekord i ri, pasi kalon atë të Neymar për 222 milion, nga Barça te Paris.
Lamine Yamal po spikat që në sezonin e parë me ekipin e të rriturve të Barcelona ku në 42 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 7 asiste. Lamine Yamal është nën kontratë deri në 30 Qershor të 2026 me katalanasit.
Tv Klan