Këto janë pamjet e plagosjes me armë të 45-vjeçarit Lorenc Kosta, ngjarje e ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ditën e hënë (19 Gusht 2024).
Në këto video të kamerave të sigurisë, të siguruara nga gazetari i Klan News Besar Bajraktari, duket momenti kur 45-vjeçari Kosta ecte në këmbë në trotuar. Aty mbërrin me makinë private punonjësi i policisë, Erjon Goxhara 46 vjeç. Ky shkon drejt Kostës dhe nis ta qëllojë disa herë me pistoletë në drejtim të këmbëve.
Më pas arratiset me shpejtësi.
Ndërsa 45-vjeçari mbeti i plagosur në trotuar. Atij ju ofrua ndihma e parë nga kalimtarë të rastit dhe forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje. Lorenc Kosta u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




Konflikti mes Kostës dhe punonjësit të policisë ishte personal. Mendohet se shkaqet kanë të bëjnë me dyshime për një lidhje jashtëmartesore.
Policia e Tiranës bën me dije se Goxhara akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Aktualisht, punonjësi i Drejtorisë së Kufirit në Tiranë është në kërkim dhe ndaj tij është vendosur shpërblim 10 mijë Euro për këdo që jep informacione.
/tvklan.al