Gjatë lidhjes së drejtpërdrejtë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata foli për frikërat e saj. veç kandilëve të detit e gaforreve për të cilat tregoi që kishin dalë në breg të detit apo insekteve, Dhurata tha se e tmerrojnë edhe pulat. Shkak i frikës së çuditshme është një episod nga fëmijëria.

Dhurata: Me pulën, ta tregoj kam qenë më e vogël dhe më ka  ndjekur këmba-këmbës.

Aldo: Të ka ndjekur pula këmba-këmbës?

Dhurata: Po se doja t’i merrja vezën.

Aldo: I kërkove falje pastaj?

Dhurata: Më ka ndjekur pula këmba-këmbës mua deri në kat të dytë pula. E si mos t’i kem frikë pulat unë?

Aldo: Çfarë thua ti? Po çfarë bëri pastaj?

Dhurata: Po asgjë, rrinte aty prapa derës se unë mbylla derën. Dhe rrinte aty prapa derës si të ishte njeri.

Aldo: I skuqe vezët? Jo.

Dhurata: Për vezë vdisja, nuk i lija pulat rehat.

Aldo: S’ia tregove tiganin “na, rri tani” nga inati? Nejse, zihet njeriu me pulën? Pikë e zezë!/tvklan.al